img

Fëmijët nga komunitetet pakicë në Kosovë po përfitojnë nga puna e vullnetarëve të fushatës derë më
derë

Fëmijët nga komunitetet pakicë në Kosovë po përfitojnë nga puna e vullnetarëve të fushatës derë më derë

Fëmijët nga komunitetet pakicë në Kosovë po përfitojnë nga puna e vullnetarëve të fushatës derë më derë

Tash e 10 muaj Suzana Shabani dhe Ruzhdi Bajrami nga Ferizaji, nisin ditën së bashku duke planifikaur se në derën e cilës familje do të trokasin për t’i njoftuar për fushatën e vaksinimit të fëmijëve nga komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom.

Suzana si mentore dhe Ruzhdiu si vullnetar të cilët janë të angazhuar nga Balkan Sunflowers Kosova në komunën e Ferizajit, i kanë vendosur një qëllim vetës: përmes fushatës së vizitave ‘derë më derë’të arrijnë te sa më shumë familje që të u tregojnë për rëndësinë e vaksinimit të rregullt për fëmijët nga 0 deri në 7 vjeç.

Në 14 komuna që nga Nëntori 2021 - Gusht 2022 në terren janë të angazhuar 28 vullnetarë, nga vizitat derë me derë u vizituan gjithsej 6696 familje, ekipet mobile të vaksinimit nga Qendrat e Mjekësisë Familjare vaksinuan 1428 fëmijë prej tyre 429 fëmijë u vaksinuan me vaksinën MMR.

Fushata “derë më derë” mbështetet nga UNICEF në Kosovë me fonde të Qeverisë së Luksemburgut.