Fushata ‘derë më derë’ për imunizimin e fëmijëve në 14 Komuna të
Kosovës
Fushata ‘derë më derë’ për imunizimin e fëmijëve në 14 Komuna të Kosovës
Fushata ‘derë më derë’ për imunizimin e fëmijëve në 14 Komuna të Kosovës
Më kuriozitet po i shikon fotot e vullnetarëve të fushatës ‘derë më derë’, që falë tyre djali i saj 6 vjeçar u vaksinua me vaksinën MMR, e cila parandalon tri sëmundje serioze. Është kjo Milikie Kadrollie nga komuna e Ferizajt, nënë e gjashtë fëmijëve.
Milikia tregon se vendimi për t’i vaksinuar fëmijët e saj nuk ishte i lehtë, duke pasur parasysh paragjykimet që kishte në familjen dhe rrethin e saj.
“Unë kam fol edhe me shoqe e gratë e lagjes dhe ju kam thanë vaksinoni fëmijët sepse është për të mirën e fëmijëve tuaj”, vazhdon rrëfimin e saj Milikia.
Fushata ‘derë më derë’ zhvillohet në 14 komuna, mbështetet nga UNICEF dhe implementohet nga Balkan Sunflowers Kosova.